Produktet dhe Shërbimet
Çertifikuar me ISO Standarde
Rreth Nesh
LABELA Team është biznes familjar i themeluar më 18.10.2013. Pas një periudhe përgatitore dhe konsolidimi, aktiviteti operativ ka filluar në mënyrë efektive gjatë vitit 2018, me synim zgjerimin dhe qëndrueshmërinë në një treg konkurrues, duke fituar besimin e partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Duke arritur një nivel të qëndrueshëm zhvillimi, kemi regjistruar edhe kompaninë simotër në Tiranë, Shqipëri, më 06.11.2025, me emërtimin LABELA sh.p.k. Tiranë, me aktivitet të përafërt me selinë qendrore në Prishtinë, Kosovë, me qëllim zgjerimin e prezencës sonë në tregjet rajonale.
Ne veprojmë si ndërmjetës në fushën e teknologjisë së informacionit (TI), duke monitoruar dhe ndjekur zhvillimet dhe avancimet më të reja në këtë sektor dinamik. Angazhohemi për implementimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të reja në tregjet ku operojmë, me kosto të optimizuara dhe të përballueshme për përdoruesit.
Përveç fushës së TI-së, jemi të pranishëm edhe në sektorin e energjisë së ripërtëritshme (diellore dhe të erës), si dhe në ndërmjetësimin e shitjes së pajisjeve, makinerive dhe pjesëve të këmbimit për industri, me fokus të veçantë në sektorin energjetik dhe industrial.
Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë lidhje biznesore të sigurta, të besueshme dhe afatgjata, duke ofruar kushte optimale për të gjitha palët e përfshira. Ne mbështesim partnerët tanë në mënyrë menaxheriale, teknike dhe financiare gjatë gjithë ciklit të projektit: nga planifikimi dhe hartimi, deri te implementimi dhe mirëmbajtja e qëndrueshme pas zbatimit.
Për më shumë informacione mbi aktivitetin tonë, mund të informoheni në një seksion të veçantë të këtij portali; Shërbimet.
Skema organizative e aktivitetit tonë biznisorë realizohet nëpërmes të këtyre departamenteve;
Aktiviteti primar
I. Produkte dhe zgjidhje në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI)
II. Shërbime konsulence për sektorin e TI-së
Aktiviteti sekondar
I. Produkte në fushën e energjisë së ripërtëritshme
II. Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi për industri dhe mirëmbajtje
LABELA Team aktualisht punëson 4 persona në pozita menaxheriale, të angazhuar në menaxhimin e përditshëm të biznesit. Gjithashtu, në varësi të kontratave dhe projekteve, kompania angazhon staf shtesë për detyra specifike dhe të specializuara.
Ne synojmë vazhdimisht zgjerimin e portofolit të produkteve dhe shërbimeve, duke u përshtatur me nevojat e klientëve tanë në sektorë të ndryshëm të industrisë.
LABELA Team, është i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të Qeverisë së Republikës së Kosovës për biznes; partneriteti, përfaqësimi, shitje me shumicë, pakicë dhe prodhim, etj.
Selia e ndërmarrjes ndodhet në pronë private të hapur dhe të mbyllur në adresën: Rr. Pranvera e Lirisë, nr. 56, Bërnicë e Epërme, Bardhosh, 10520 Prishtinë. Kosovë.
Vendi i regjistrimit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
nr. i regjistrimit të biznesit: 810935140, dhe
nr. TVSH-së: 330211037.
Llogaria e transaksioneve bankare: Banka Ekonomike, Kosovë
Adresa: Sheshi Nëna Terezë, p.n., Prishtinë 10000, Kosovë, Telefoni Nr.: +383 38 / 500 – 500, e-maili: info@bekonomike.com & ueb: https://bekonomike.com
Anëtarët e bordit menaxhues:
z. Labinot, MSc i Informatikës, themelues dhe administratorë i biznesit,
z. Besfort, BA në Financa dhe Banka, drejtor financiar dhe zëvendës drejtor i përgjithshëm,
z. Sami, Kontabilist i Çertifikuar, kryesues i bordit të drejtorëve, dhe
znj. Xhevrije, MSc e Elektro-teknikës, udhëheqëse e projekteve.
Vizioni ynë është të ofrojmë shërbime cilësore, të sigurta dhe efikase për partnerët tanë në tregjet ku operojmë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të bashkëpunimit biznesor.
Misioni ynë është të ndërtojmë dhe të ruajmë marrëdhënie të qëndrueshme dhe transparente me partnerët tanë, të bazuara në besueshmëri, profesionalizëm dhe praktika të mira biznesore, me synim arritjen e suksesit afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Unë angazhohem vazhdimisht në ndërtimin e një kulture të fortë pune dhe bashkëpunimi me ekipin tonë të specializuar, me synim garantimin e suksesit të qëndrueshëm në projektet tona. Në mënyrë të vazhdueshme punojmë për avancimin e kompanisë, duke vepruar me kujdes, saktësi dhe përkushtim, si dhe duke iu përgjigjur kërkesave të partnerëve tanë me profesionalizëm dhe në kohë."
Moto e punës sonë është; "Ne mirëpresim besimin tuaj dhe garantojmë përkushtimin tonë maksimal për të përmbushur kërkesat tuaja".
Referencat
Disa nga transaksionet biznesore
Disa nga klientët biznesor
Kontakti
LABELA Team B.I.
Zyra Qëndrore Prishtinë / Kosovë
Telefoni
+383 49 / 66 00 20
+383 44 / 69 00 25
+383 44 / 1 5 57 43
Adresa
Bërnicë e Epërme, nr. 56,
Bardhosh, 10.520 Prishtinë
Republika e Kosovës
Orari i punës
E Hëne – Shtune: 08:00 – 17:00
Emaili
info@labelateam.com
Ueb Faqeja
labelateam.com
LABELA Sh.P.K.
Zyra Tiranë / Shqipëri
Telefoni
+355 69 / 60 62 082
Adresa
Rr. Ndre Mjeda, nr. 46, 1.023
Tiranë / Shqipëri
Orari i punës
E Hëne – Shtune:
08:00 – 17:00
Ueb Faqeja
labela.al