Produktet dhe Shërbimet

Rreth Nesh

office-our-1000office-our-1000-gray
Rreth LABELA Team

LABELA Team, është biznes familjar privat i themeluar 18.10.2013 dhe pas përgatitjeve të duhura ka filluar biznesin e vet efektiv gjatë vitit 2018.

Ne, monitorojmë dhe përcjellim të arriturat dhe avancimet e reja në lëmin e TI dhe angazhohemi për futjen në përdorim të tyre në dobi të mirëqenies së përgjithshme shoqërore, sikurse që monitorojmë edhe të arriturat tjera të reja teknologjike të cilat janë të ndërlidhura me teknologjinë informative për prodhim me kosto optimale të tyre.

Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë mbështetje; teknike, menaxheriale dhe furnizuese në vazhdim të përdorimit të programeve ekzistuese te TI dhe planifikimin, hartimin dhe implementimin e projekteve të reja të ndërlidhura me to dhe me grupime të tjera të produkteve.

LABELA Team, përveç  mbështetjeve; teknike, menaxheriale dhe furnizuese në shërbim të  teknologjisë informative, mbështesim edhe të arriturat e reja në lëmin e  energjisë së ripërtritshme energjetike, pajisjeve procesore, etj.

Për më shumë informata për fushë veprimtarinë e aktivitetit tonë biznisorë, mund të informoheni në një seksion të veçantë të këtij portali; Shërbimet.

Skema organizative e aktivitetit tonë biznisorë realizohet nëpërmes të këtyre departamenteve;

Aktiviteti primar
I. Produkte të TI-së, dhe
II. Shërbime konsulentë për sektorin e TI-së.
Aktiviteti sekondar
I. Produkte te energjisë se ripërtritshme energjetike, dhe
II. Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi për mirëmbajtje.

LABELA Team si subjekt biznesi

LABELA Team, sot punëson 4 persona menaxherial për menaxhim të biznesit dhe angazhon kohë-pas-kohe staf plotësues për punë specifike të ndërlidhura me kontratat e nënshkruara.

Ne, në vazhdimësi përpiqemi të zgjerojmë programin e shitjeve në të gjitha produktet e nevojshme për klientët dhe përdoruesit e shërbimeve tona, pavarësisht nga dega e industrisë në të cilën ata punojnë.

Ekipi i LABELA Team, është i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të Qeverisë së Republikës së Kosovës për biznes; partneriteti, përfaqësimi, shitje me shumicë, pakicë dhe prodhim, etj.

Selia e ndërmarrjes është në pronë private të hapur dhe të mbyllur: Lagja: Bërnicë e Epërme nr. 56, Bardhosh, 10520 Prishtinë. Kosovë.

Vendi i regjistrimit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
nr. i regjistrimit të biznesit: 810935140, dhe
nr. TVSH-së: 330211037.

Llogaria e transaksionit bankar: Banka Ekonomike, Kosovë
Adresa: Sheshi Nëna Terezë, p.n., Prishtinë 10000, Kosovë, Telefoni Nr.:+383 38 / 500 – 500, e-maili: info@bekonomike.com  & ueb: https://bekonomike.com

Anëtarët e bordit menaxhues:
z. Labinot, MSc i Informatikës, themelues dhe administratorë i biznesit,
z. Sami, Kontabilist i Çertifikuar, Kryesues i bordit të drejtorëve,
znj. Xhevrije, MSc e Elektro-teknikës, udhëheqëse e projekteve, dhe
z. Besfort, BA në Financa dhe Banka, Libër-mbajtje-kontabilitet dhe raportim financiarë

Themelues - Labinot Hasani, MSc i Informatikës
Drejtor Ekzekutiv
"Ndjehem i nderuar që m'u dha mundësia për të themeluar dhe menaxhuar kompaninë private familjare LABELA Team përmes së cilës ne do të paraqesim potencialin tonë për t'u përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve optimale dhe inovative në fushën e specializimit të saj duke sjellë cilësi dhe vlerë të qëndrueshme afatgjate me interes për partnerët tanë të biznesit.
Unë, vazhdimisht angazhohem për të ndërtuar një kulturë të lartë të punës së përditshme me ekipin tonë të specializuar për të garantuar sukses të qëndrueshëm afatgjatë me projektet tona dhe për të avancuar nivelin e kompanisë për të ardhmen me kujdes, saktësi dhe përkushtim për të qenë i gatshëm për të adresuar kërkesat e partnerëve tonë me seriozitetin dhe shpejtësinë e duhur."
Moto e punës sonë është; "Mirëpresim besimin për kërkesat tuaja dhe ne u sigurojmë për kujdesin tonë maksimal për të plotësuar ato".

Referencat

Disa nga biznesore

Disa nga biznesor

Kontakti

Telefoni

+383 49 / 66 00 20
+383 44 / 69 00 25
+383 44 / 1 5 57 43

Orari i punës:
E Hëne – Shtune: 08:00 – 17:00

Adresa

Bërnicë e Epërme, nr. 56,
Bardhosh, 10.520 Prishtinë
Republika e Kosovës