Siguria
Kibernetike

Ditë pas dite siguria kibernetike po fiton një vend të rëndësishëm në fushën e teknologjisë së informacionit, prandaj nevoja për të mbrojtur sistemet e informacionit nga sulmet e mundshme kibernetike po rritet vazhdimisht.
Monitorimi i vazhdueshëm i sistemeve TI-së dhe parandalimi i sulmeve kibernetike është thelbësor për sistemet tona. Ndërtimi i njësive të sigurisë duhet të zërë vend të rëndësishëm për çdo institucion duke ndërtuar infrastrukturë sigurie për sistemet e tyre.
Sigurimi i informacionit është një nga pjesët më të rëndësishme të sigurisë së informacionit në mënyrë që të shmangen dhe zvogëlohen mundësitë për sulme kibernetik.
Duhet të kemi kujdes të mos mashtrohemi në botën e internetit, sepse me zhvillimin e digjitalizimit të informacionit gjithënjë më shumë rriten rreziqet nga sulmet e tilla.
Prandaj, sistemet aktuale duhet të azhurnohen vazhdimisht me infrastrukturë, platforma dhe sisteme në mënyrë që të parandalohen sulmet e mundshme kibernetike.
