Digjitalizimi i
Dokumentacionit
dhe Arkivimi

Digjitizoni arkivin tuaj me dokumentacion të skanuar në mënyrë që të duplikoni kopjen e dokumentacionit dhe të keni qasje të lehtë dhe shpejt, si dhe të kërkoni përmbajtjen e dokumentit përmes motorëve të kërkimit në format digjitale.
Procesi i digjitalizimit të dokumentacionit kërkon përkushtim dhe saktësi në skanimin e dokumentacionit për të duplikuar kopjen në format digjital sa më mirë që të jetë e mundur në organizimin e skanimit.
Arkivimi i drejtpërdrejtë i dokumentacionit në formatin digjital mundëson përdorimin e lehtë të dokumenteve të skanuara në të ardhmen.

Digjitalizimi i dokumentacionit nënkupton skanimin e një dokumenti për ta kopjuar atë në formë elektronike digjitale. Hapat që duhen ndërmarrë për të digjitalizuar një dokument duhet të përfshijnë proceset si në vijim;
- qëllimi i skanimit të dokumentit,
- arkivimi i dokumentit të skanuar,
- qasshmëria e dokumentit të arkivuar,
- ruaj dokumentin e digjitalizuar në arkivin e paracaktuar, dhe
- duplikone një kopje të dokumentit të digjitalizuar për të siguruar me një kopje shtesë të dokumentit.

LABELA Team, me ekipin e saj me përvojë e specializuar në lëmin e TI ofron bashkpunim për zhvillim dhe realizim të projekteve të ndryshme fushë veprimtaria e TI, në të cilën bënë pjesë edhe Konvertimi dhe ruajtja e dokumentacionit tuaj në formë elektronike, duke i skenuar me kujdesë, dixhitalizuar formatin e plotë të dokumentacionit me matarialet mbështetëse, fotografi, pyetësorë në të gjitha formatet me pajisje bashkohore e ku llogarisim edhe dixhitalizimin e librave të shkruara.
Dixhitalizimi i dokumenteve, shton vlerën e tyre, lehtëson përdorimin e tij dhe përfitoni në:
- Menaxhim, Organizim, Strukturim dhe Optimizim të dokumenteve,
- Shumëzim dhe arkivim të përshtatshëm për dokuemntet e dixhitalizuara,
- Organizon, Rregullon dhe Sistemon për përdorim efiçient të tyre,
- Siguron klasifikim të mirëfillët të tyre,
- Qasje të lehtë dhe të shpejt në informata të duhura,
- Kërkim i shpejt i dokumenteve dhe përmbajtjes së tyre,
- Parandalon përkeqësimin dhe dëmtimin e dokuemnteve,
- Përmirëson kualitetin e dokumenteve të dëmtuara,
- I banë të përjetshme,
- Redukton hapësirën e arkivimit, dhe
- Optimalizon kostot tuaja për këtë aktivitet të domosdoshëm me karkateristika historike për gjenerata tjera.
Për komunikimet tona të mëtejme eventuale mund të adresoheni në çdo kohë në mjetet tona të komunikimit të përshkruara.